Lideri demokrat, Lulzim Basha nga Elbasani u shpreh se
një qeveri e përbashkët Rama-Basha është një trillim i socialistëve për të
larguar krizën.
Basha tha se nuk do të bëjë pazar me të keqen, por pranoi se i ka premtuar partnerëve ndërkombëtarë një dialog për një zgjidhje të krizës.
“Zotimi im si kryetar i Partisë Demokratike, si kryetar i opozitës së bashkuar,para jush dhe përmes jush, para çdo shqiptari të ndershëm, është se nuk do të ketë pazar me të keqen, se beteja për Shqipërinë si e gjithë Evropa do të shkojë deri në fund, deri në fitore. Me siguri i keni dëgjuar thashethemet që përhapin. Minjtë e ndjejnë frikën, e ndjejnë ankthin. Kanë filluar të përhapin versionet e daljes nga kriza: qeveri e përbashkët Basha-Rama!”, tha ai./Tch/