Kandidati i pavarur Blerim Reka, i
mbështetur nga Aleanca dhe BESA, gjatë fushatës theksin e ka vendosur kryesisht
tek shqetësimi për largimin e të rinjve nga vendi dhe tek mospajtimi i tij me
idenë që shqiptarët të trajtohen si 20 përqindësh.
“Shënojmë histori për një Republikë për të gjithë, me ligjin mbi të gjithë. Për Republikën ku sundon drejtësia, e jo individi. Kundër shtetit të robëruar, të privatizuar, kundër korrupsionit, nepotizmit dhe drejtësisë selektive. Veçanërisht kundër tregtisë me vota”, tha kandidati për President, Blerim Reka.
Kryetarët e dy partive opozitare shqiptare, Ziadin Sela dhe Bilall Kasami, të cilat mbështesin kandidaturën e Blerim Rekës, thanë se ky i fundit ofron platformën më të mirë dhe që të gjithë të jenë të barabartë para drejtësisë.
“Vota për profesorin është respekt për të gjithë shqiptarët këtu, është respekt për mundin dhe sakrificën e çdo shqiptari gjatë gjithë periudhave të historisë, është respekt dhe përulje ndaj qindra-mijëra vite burg që shqiptarët i kanë bërë këtu dhe gjithë shqiptarinë, për të drejtën për liri, për të drejtën për të qenë të barabartë, për të drejtën për të qenë me dinjitet”, deklaroi Ziadin Sela, Aleanca Për Shqiptarët.
“Në vend që shqiptarët t’i shohë vetëm si shërbëtorë që një ditë i shërbenin Gruevskit dhe sot atij, ai duhet të mendojë seriozisht edhe për një marrëveshje shumë të rëndësishme, atë shqiptaro-maqedonase që mbështete në partneritet të plotë të këtyre dy popujve dhe jo në vasalitet, sepse shqiptarët nuk janë ata të cilët ai sot i ka në Qeveri. Shqiptarët janë sot këtu në Tetovë”, tha Bilall Kasami, nga BESA.
Kandidati për president Blerim Reka,mi mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa fushatën e përmbylli në qytetin e Tetovës.