Tragjike, flakët marrin jetën e katër fëmijëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Katër fëmijë kanë humbur jetën, pasi flakët përshinë një shtëpi në Stafford të Britanisë, kurse dy të rritur dhe një tjetër fëmijë janë lënduar dhe po trajtohen në spital.

Mosha e viktimave dhe të plagosurve nuk janë zbuluar ende. Ndërsa nuk dihen as shkaqet e zjarrit.

“Zjarri nisi rreth orës lokale 02:40 të mëngjesit”, tha një zëdhënës i policisë në Staffordshire.

“Kërkimet në pronën në Sycamore Lane po vazhdojnë, por me trishtim të madh konfirmojmë vdekjen e katër fëmijëve. Dy të rritur dhe një fëmijë tjetër po trajtohen në spital. Plagët e tyre besohet se nuk janë kërcënuese për jetën”, tha ai.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply