​Ahmeti: 11 vjetori e gjen Kosovën para sfidave përfundimtare të shtetndërtimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“11 vjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës e gjen shtetin më të ri në Evropë para sfidave përfundimtare të shtetndërtimit. Secili nga ne ka dhënë kontribut në arritjen më të madhe kombëtare, shtetin e lirë, demokratik dhe të pavarur të Kosovës.  Kjo, pa dyshim u arrit edhe me ndihmën e pakursyer të miqve tanë ndërkombëtar nga komuniteti euroamerikan. Andaj dhe secili nga ne që ka punuar për këtë ditë, sot dëshiron ta sheh këtë të arritur tonë të përbashkët, Kosovën, të anëtarësuar në OKB, NATO dhe BE, me fqinjësi të mirë, të zhvilluar dhe të mirëqenë.” ka shkruar Ahmeti në urimin e tij në Facebook. 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply