ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’ 1 hour ago
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles 2 hours ago
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash 2 hours ago
Champions League 2025-2026/ Bundesliga konsiderohet si “ligë fermerësh” në Angli, Kompany hesht kritikët: Sa para kanë paguar anglezët për yjet e Gjermanisë? 2 hours ago
Administrata Trump miraton paketën e ndihmës për Ukrainën deri në 1 mld dllarë 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

​FRONTEX në kufirin shqiptar, nga nesër patrullime në kufi me Greqinë

albnews by albnews
21 May, 2019
in Albania
0
​FRONTEX në kufirin shqiptar, nga nesër patrullime në kufi me Greqinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ardhjen e oficerëve të FRONTEX për të bashkë-patrulluar kufirin me forcat shqiptare kryeministri Edi Rama e vlerësoi si një kontribut të Shqipërisë për sigurinë evropiane.

Ndërsa për emigrimin e jashtëligjshëm të shqiptarëve drejt BE, kryeministri foli me gjuhën e shifrave të Brukselit.

“Emigracioni i paligjshëm i shqiptarëve vijon që të bjerë në mënyrë të ndjeshme dhe bazuar në raportin e 2018 të KE-së, në 2018 e kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme për në BE 27% më pak shqiptarë se një vit më parë, ndërsa kërkesat për azil janë ulur me 32% në gjysmën e parë të 2018 krahasuar me 2017. Falë bashkëpunimit të disa vendeve partnere që u përballën me këtë problem faktikisht emigrimi është minimizuar në shifra të papërfillshme”, tha Rama.

RelatedPosts

Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë

1800 euro për djalin e Benetit/ Zbardhen pagat e “këshilltarëve” dhe tallja e Elisa Spiropalit me lekët e shqiptarëve

I arrestuar në Britani për trafik droge dhe pastrim parash, konfiskohen pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

Të qënurit e Shqipërisë vendi i parë në rajon që nis këtë bashkëpunim me FRONTEX, Komisioneri i BE-së për Migrim dhe Çështjet e Brendshme Dimitris Avramopoulos e konsideroi si një gur kilometrik dhe hap historik.

“Ky bashkëpunim është një burim krenarie si për Shqipërinë dhe BE-në dhe një hap i rëndësishëm që na bashkon. Shqipëria mbetet përgjegjëse për ruajtjen e kufirit të saj, asnjë pikë dyshimi për sa i përket sovranitetit. Jam i lumtur që jam këtu për dy arsye, së pari shoh rezultatet dhe së dyti kam dashur gjithmonë ta shikoj Shqipërinë që të bëhet anëtare e familjes europiane” , tha Dimitris Avramopoulos .

Top-Channel e pyeti komisionerin Avramopoulos sa realiste janë shqetësimet e parlamentit të Holandës për t’i rikthyer Shqipërisë regjimin e vizave.

“Ne nuk bëjmë komente për atë që vendoset në nivelin e vendeve anëtare, por për derisa thelbi kryesor ka të bëjë me mekanizimin për pezullimin e vizave, që ka interes të madh për ju, më lejoni t’u them se Komisioni nuk ka marrë asnjë njoftim që kërkon pezullimin e vizave. Nëse mund të ndodhë në të ardhmen, më besoni se do të bëjmë një analizë të kujdesshme nëse një veprim i tillë do të duhet të merret apo jo në përputhje me procedurat dhe informacionin që ka të bëjë me rrethanat specifike”, tha Avramopoulos.

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga progres raporti Komisionit Europian, sipas komisionarin Avramopoulos Shqipëria është në rrugë të mbarë.

“Nga ana e BE-së ne e kemi dhënë këtë rekomandim në 2018 për çeljen e negociatave dhe i qëndrojmë atij. Siç e dini në fund të fundit është këshilli ai që e merr vendimin për çeljen e negociatave. Që prej qershorit të shkuar Shqipëria ka bërë progres në lidhje me reformën në drejtësi, luftën ndaj krimit të organizuar dhe kanabisit dhe kjo duhet pranuar, duhet njohur. Por ky progres duhet të jetë i qëndrueshëm. Punë duhet për të ndalur numrin e aplikimeve të pabaza për azil, dhe unë shoh angazhimin e autoriteteve shqiptare për ta arritur këtë” ,tha ai./TCh/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

17 September, 2025
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

17 September, 2025
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash

Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash

17 September, 2025
Champions League 2025-2026/ Bundesliga konsiderohet si “ligë fermerësh” në Angli, Kompany hesht kritikët: Sa para kanë paguar anglezët për yjet e Gjermanisë?

Champions League 2025-2026/ Bundesliga konsiderohet si “ligë fermerësh” në Angli, Kompany hesht kritikët: Sa para kanë paguar anglezët për yjet e Gjermanisë?

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result