​Gjonaj: SHBA nuk ka aleat më të madh se shqiptarët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj i cili po qëndron në Kosovë, sot ka mbajtur një konferencë ku ka folur për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve në Ballkan dhe SHBA-ve.

Gjonaj u shpreh se pavarësia e pati një çmim ndërsa theksoi se çdo metër katror i territorit të Kosovës është i përmbytur në gjak, lot dhe djersë. Ai shtoi se kjo vizitë bart mesazhin që shqiptaro-amerikanët përcjellin me vëmendje zhvillimet që ndodhin në Kosovë, Shqipëri dhe kudo në Ballkan ku jetojnë shqiptarët.

Gjonaj theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleat më të madh sesa shqiptarët e Ballkanit dhe shqiptarët nuk kanë aleat më të madh sesa Shtetet e Bashkuara. Ai tha se kjo miqësi duhet të forcohet akoma më tepër.

Duke folur për raportet me Serbinë, Gjonaj shtoi se duhet t’ia përkujtojmë botës se çështjet me Serbinë nuk janë vetëm nga Kosova, por çështje dekadash e shekujsh. Ai tha se është përgjegjësia jonë ta edukojmë botën rreth asaj se çfarë u ka ndodhur shqiptarëve të Ballkanit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply