​Italia mund të përballet me valën e re të koronavirusit në gusht

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Italia mund të përballet me një valë të re të pandemisë Covid-19 qysh në gusht, dhe jo siç u njoftua në shtator ose tetor.

Profesori Andrea Crisanti, mikrobiolog në Universitetin e Padovës, ka bërë këtë paralajmërim.

Ai është autori i një modeli të suksesshëm të kufizimit të përhapjes së koronavirusit, të ashtuquajturit “model Veneto”, i cili përbëhej nga testimi masiv i qytetarëve, falë të cilit rajoni verior i Italisë regjistroi një numër relativisht të vogël të infektuar dhe të vdekur nga Covid-19, krahasuar me provincat fqinje.

Profesori Crisanti thotë se është e pazakontë që një numër relativisht i vogël i të infektuarve regjistrohen tani në Itali, ndërsa situata në të gjitha vendet fqinje është e ndryshme dhe numri i të infektuarve po rritet.

“Unë nuk do të doja të përhapja pesimizëm, por kam disa dilema. Mund të jemi më të mirët, por është gjithashtu e mundur që ne nuk do të testojmë gjithçka që duhet”, paralajmëron Cristianti.

Ai rekomandon testimin masiv si një parandalim.

“Testimi masiv sigurisht që kushton para, por nënvlerësimi i rrezikut të ri-përhapjes së infeksionit mund të na kushtojë shumë më tepër, si financiarisht ashtu edhe në jetën e njerëzve”, ka shtuar ai. 

Share This Article