​Johnson mbledhë për herë të parë kabinetin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kabineti i ri i Boris Johnson do të mblidhet sot për herë të parë, përpara se kryeministri i ri britanik t’i drejtohet Dhomës së Përfaqësuesve.

Dominic Raab dhe Priti Patel u kthyen në qeveri. I pari si sekretar i Jashtëm, ndërsa e dyta si sekretare e Brendshme.

Më shumë se gjysma e kabinetit të Theresa May, duke përfshirë edhe Jeremy Hunt rivalin e kryeministrit Johnson, u larguan ose u shkarkuan.

Kabineti i Boris do të përbëhet nga 31 ministra, nga 29 sa ishin. 26% prej tyre do të jenë femra, që është rënie e pjesëmarrjes së grave në krahasim me kabinetin e May në të cilin ishin 31% femra.

Mosha mesatare do të jetë 48-vjeç nga 51-vjeç sa ishte.

Share This Article