• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, May 11, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Krerët shtetëror pajtohen për platformën e bisedimeve me Serbinë

​Limaj: Ka ardhur koha që të heqim taksën me Serbinë

by albnews
6 April, 2019
in Kosova
0
5
VIEWS

Taksa ndaj mallrave serbe është kryefjala e artikulimit politik në Kosovë. Ndërkombëtarët vijojnë të shtojnë presionin ndaj Prishtinës për ta detyruar atë të heq tarifën, që e konsiderojnë pengesën kryesore të dialogut Kosovë-Serbi.

Por qeveria dhe kryeministri Haradinaj nuk kanë ndryshuar qëndrim duke theksuar se kushti është njohja nga Serbia.

Por sipas zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj tashmë ka ardhur koha që taksa të hiqet dhe të bisedohet mes dy vendeve pasi ajo e arriti një pjesë të qëllimit të saj.

Në një lidhje në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, Limaj tha gjithashtu se Serbia duhet të njohë realitetin dhe të njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Intervista e plotë:

Zoti Limaj përshëndetje! Përse Prishtina nuk tërhiqet nga taksa kur si Brukseli ashtu dhe Uashingtoni kërkojnë me forcë që ajo të hiqet?

Tashmë prej një kohe të gjatë ne ua kemi sqaruar miqve dhe partnerëve tanë edhe në Bruksel edhe në Uashington arsyen që na ka detyruar që ta vendosim taksën ndaj Serbisë dhe gjithashtu qëndrimin zyrtar të Republikës së Kosovës; që taksa vetvetiu nuk mund të hiqet nëse nuk pushojnë arsyet se përse është vendosur taksa. Ne presim që Serbia të ulet dhe të negociojmë për çështjen e taksës, e cila do të nënkuptonte që Serbia do të ndalte disa veprime dhe të përmbushë disa kushte dhe kërkesa të Kosovës. E cila tash e 20 vite ka vazhduar t’i sjellë pengesa Republikës së Kosovës përmes veprimeve ose barrierave jotarifore. Nga njëra anë dhe pastaj agresionin e saj diplomatik kundër Republikës së Kosovës. Janë disa kushte që presim që Serbia t’i plotësojë dhe do të mundësonte pastaj që Kosova ta trajtojë këtë çështje dhe t’i jap mundësi për të ecur më tutje. Është në interesin e dy vendeve tona që ne seriozisht të qasim çështjen e negociatave. Nëse fillohet negocimi apo dialogu me kusht atëherë askush nuk mund të garantojë dhe të sigurojë që rrugës njëra nga palët të mos vendosë kushte të reja. Një dialog I tillë apo me kushtëzime nuk është në interesin e asnjërit vend pasi nuk është serioz. 

Zoti Limaj pak ditë më parë ju deklaruar se taksa e ka humbur qëllimin politik. Kjo do të thotë që dhe ju jeni tashmë kundër saj? 

Në opinionin tonë tashmë është e qartë që ne si partner të koalicionit kemi këndvështrime të ndryshme për këtë temë. Së pari, besoj se është e qartë dhe qëndrimi im është se taksa nuk hiqet vetvetiu pa plotësimin e disa kushteve nga Serbia ashtu siç është vendosur në fillim. Kur ne e kemi vendosur taksën në fillim kemi thënë që duhen disa… janë disa arsye që na kanë detyruar të vëmë taksën dhe që presim nga Serbia t’i përmbushë kërkesat e Kosovës. Tani kemi sinjale nga Serbia se është e gatshme të përmbushë disa nga kërkesat e Kosovës. Vendimet politike nuk janë të përhershme. Ato duhet të trajtohen në një fazë të caktuar për të vlerësuar nëse është arritur objektivi apo jo? Ne besojmë se tashmë jemi në një fazë ku besojmë se I kemi arritur objektivat me taksën dhe mund të vijmë në një përfundim ku Serbia t’i plotësojë kushtet dhe kështu ta bëjmë një pezullim të përkohshëm te kësaj takse me kushtin që Serbia do t’i plotësojë kërkesat e Kosovës. 

Ju jeni kryesuesi i delegacionit për dialogun me Serbinë. Kur do të jetë raundi i radhës i bisedimeve dhe a mund të mbahet ai kur taksa është ende në fuqi? 

Ne si Kosovë jemi të gatshëm pasi tani më kemi bërë hapa serioz në këtë drejtim, kemi demonstruar vullnetin dhe seriozitetin tonë si institucione – duke u kujtuar se para disa muajve Kosova ka pasur një lloj konfuzioteti rreth çështjes së dialogut; ka pasur opinione të ndryshme rreth qëndrimeve të Kosovës dhe për këtë arsye është ardhur deri tek ndërtimi I delegacionit shtetëror. Para pak kohe kemi miratuar platformën dhe tani Kosova është si të thuash e ka kthyer në binarë çështjen e dialogut me Serbinë. Presim që dhe Serbia të reflektojë sa më shpejt dhe të ulet në tryezën e bisedimeve. 

Kryeministri Ramush Haradinaj ka adresuar vazhdimisht kritika ndaj Bashkimit Evropian dhe veçanërisht ndaj shefes së diplomacisë Mogherini. Si e shihni angazhimin e Brukselit në raport me dialogun mes Prishtinës e Beogradit? 

Ne e kuptojmë rolin e Brukselit. Brukseli është I interesuar dhe e ka vendosur si një nga prioritetet çështjen e dialogut Kosovë-Serbi. Natyrisht ne nuk kemi qenë të kënaqur me dinamikën qe ndodhur për vite të tëra. Për këto 7 vite të gatishmërisë së Kosovës që nuk I është shpërblyer angazhimi dhe involvimi në dialog. Për 7 vitet e kaluara Kosova fatkeqësisht nuk ka përfituar asgjë nga ky dialog. As në rrugën drejt integrimit evropian dhe as në implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Dhe në këtë proces ju duhet të uleni në tavolinë dhe të vlerësoni dhe të gjithë procesin që ka ndodhur në të kaluarën. Fatkeqësisht Kosova vijon të jetë i vetmi vend në Evropë ku qytetarët e saj vijojnë të jenë të izoluar. Pavarësisht edhe pse Komisioni ka rekomanduar që Kosova ka përmbushur kushtet edhe Parlamenti e Europian dy herë ka votuar për liberalizimin e vizave ne ende vazhdojmë të jemi I vetmi vend I izoluar në Evropë. Dhe nuk besoj se dikush do të priste qëndrime të tjera nga Kosova. Kosova, qytetarët e saj dhe shteti është i forcuar me trajtimin që i është bërë këtij vendi deri më tani nga BE. 

Zoti Limaj kam dhe një pyetje të fundit? A besoni se tashmë është koha për arritjen e marrëveshjes përfundimtare dhe kur mund të finalizohet ajo? 

Ne besojmë se është në interesin e të dyja vendeve tona të pranohet realiteti dhe të ecim drejt integrimeve evropiane. Unë besoj që është në interesin e Serbisë që përfundimisht të njohë realitetin. Realitetin që e rrethon. Është I vetmi vend në këtë pjesë të Evropës, Serbia që nuk e njeh realitetin e Kosovës. Gjitha aleatet e tjera rreth e rrotull Serbisë e kanë njohur këtë realitet dhe pranojnë Kosovën si shtet. Sa më shpejt që Serbia të njohë këtë realitet, aq më shumë do të kuptojë se më së shumti I shërben asaj vetë. Serbia është në momentin e fundit ku duhet të bëjë hapin e guximshëm politik për ta njohur realitetin dhe shtetin e ri të Kosovës. Dhe kështu si dy kombe si dy popuj të marshojmë drejt interesave tona strategjike. Vazhdimi I kësaj situate më së shumti dëmton shtetin serb. Qytetarët serb vazhdojnë të jetojnë jashtë realitetit në lidhje me Kosovën dhe jo rrallë herë politika e Beogradit e përdor realitetin e Kosovës për nevojat e brendshme politike. Unë besoj se tashmë është momenti – dhe bile bile jemi vonë – që tre ulemi e të bëjmë hapin e guximshëm. Hapi guximshëm është sot njohja e realitetit ashtu siç ka ndodhur me marrëveshjen mes Greqisë e Maqedonisë edhe Serbia duhet ta bëjë këta hap. Dhe përfundimisht kjo pjesë e Ballkanit të eci drejt integrimit evropian e të mbyllet kjo siç munda ta quaj tema e fundit e hapur në këtë pjesë të botës./VizionPlus/

Previous Post

Kryemadhi: Bujqësia dhe blegtoria në gjendje të mjerë

Next Post

Kurti: Thaçi dhe Haradinaj i kanë punësuar njerëzit me listë të dasmave të tyre

albnews

albnews

Related Posts

Kurti për moskonstituimin e Kuvendit e fajëson opozitën: Zgjedhjet mund të përsëriten, por…
Kosova

Kurti për moskonstituimin e Kuvendit e fajëson opozitën: Zgjedhjet mund të përsëriten, por…

10 May, 2025
Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë
Kosova

Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

9 May, 2025
Tragjedi në Prishtinë, 34-vjeçari plagos të dashurën dhe më pas vetëvritet
Kosova

Tragjedi në Prishtinë, 34-vjeçari plagos të dashurën dhe më pas vetëvritet

9 May, 2025
Next Post
Vetëvendosje sot nis tubimet me qytetarë kundër Qeverisë

Kurti: Thaçi dhe Haradinaj i kanë punësuar njerëzit me listë të dasmave të tyre

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Qëlloi me armë zjarri, arrestohet polici Esat Gjura, babai i kandidatit të PS

Qëlloi me armë zjarri, arrestohet polici Esat Gjura, babai i kandidatit të PS

11 May, 2025
The Economist: A do të bëhen punëtorët të tepërt ndërsa teknologjia zhvillohet?

The Economist: A do të bëhen punëtorët të tepërt ndërsa teknologjia zhvillohet?

11 May, 2025
Si do të udhëheqë Papa i ri? Ditët e tij të para në detyrë mund të japin të dhëna të rëndësishme

Si do të udhëheqë Papa i ri? Ditët e tij të para në detyrë mund të japin të dhëna të rëndësishme

11 May, 2025
Shqipëria voton sot, 3.7 milionë shqiptarë do të zgjedhin qeverinë e re

Shqipëria voton sot, 3.7 milionë shqiptarë do të zgjedhin qeverinë e re

11 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4671 shares
    Share 1868 Tweet 1168
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2381 shares
    Share 952 Tweet 595
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM