​Liverpool fiton Ligën e Kampionëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka përfunduar ndeshja finale e Ligës së Kampionëve.

Liverpool ka arritur ta fitojë Ligën e Kampionëve, pas fitores së arritur në finalen e madhe ndaj Tottenham me rezultat minimal 2 me 0.

Salah ishte i pari që shënoi në minutën e 2-të, me anë të Salah i cili arriti ta mposhtë gardianin e Tottenhamit nga pika e bardhë.

Ndërkaq golin e dytë dhe të fitores e shënoi “gjokeri” i Jurgen Klopp, Origi i cili në minutën e 87-të vulosi fitoren e Liverpoolit.

Redsat më në fund fitojnë një finale, pas asaj të humbur vitin e kaluar, kështu që tani Liverpool numëron 6 tituj të Ligës së Kampionëve.

Në anën tjetër, Tottenhami ishte për herë të parë në një finale të kësaj gare dhe nuk arriti  ta bëjë befasinë për tu bërë pjesë e historisë.

Share This Article