ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia reagon lidhur me zjarrin në një park autobusësh pranë Durrësit Durrës  2 hours ago
“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun 5 hours ago
Armando Broja titullar, Burnley barazon ndaj ish-skuadrës së sulmuesit kuqezi 5 hours ago
Viti 2025 rekord në vjedhjet e kriptomonedhave – Hakerët grabitën 2.7 miliardë dollar 5 hours ago
Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

​Mjeku: Pandemitë në të ardhmen mund të jenë më të këqija se koronavirusi

albnews by albnews
28 December, 2020
in Bota
0
Raportohet zbulimi i një varianti të tretë të Covid-19
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Njerëzimi po përballet me një numër të madh të viruseve të reja dhe potencialisht fatale që vijnë nga pyjet tropikale afrikane, pohon profesori Jean-Jacques Mujembe Tamfum, i cili në vitin 1976 ishte në ekipin e mjekëve që zbuluan virusin Ebola.

Mujembe thotë se patogjenë të rinj do të shfaqen dhe se është një kërcënim për njerëzimin. Si një shkencëtar i ri, ai mori mostrat e para të gjakut nga pacientët me sëmundjen e atëhershme misterioze që çoi në gjakderdhje dhe vdekje të rreth 88 për qind të pacientëve dhe 80 për qind të stafit të spitalit në misionin në Yambuku, kur Ebola u zbulua për herë të parë.

RelatedPosts

Viti 2025 rekord në vjedhjet e kriptomonedhave – Hakerët grabitën 2.7 miliardë dollar

Aksident masiv me 56 makina, viktima dhe dhjetëra të plagosur në Japoni

“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

Edhe sot, bota duhet të mbështetet te shkencëtarët afrikanë në Kongo dhe gjetkë si roje që do të paralajmërojnë për sëmundje të reja. Mujembe për CNN paralajmëron për shumë sëmundje zoonotike, sëmundje që transmetohen nga kafshët te njerëzit, të tilla si ethet e verdha, format e ndryshme të gripit, tërbimit, brucelozës dhe sëmundjes Lyme.

Brejtësit ose insektet shpesh janë bartës të sëmundjeve nga kafshët te njerëzit. HIV, për shembull, u shfaq në një specie të shimpanzës dhe SARS, MERS dhe COVID-19 u kaluan njerëzve nga “rezervuarët” e panjohur në mbretërinë e kafshëve.

Mujembe beson se disa pandemi në të ardhmen mund të jenë edhe më të këqija se koronavirusi.

Sipas hulumtimit nga Mark Woolhouse, një profesor i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive në Universitetin e Edinburgut, tri deri në katër viruse të reja zbulohen çdo vit, dhe shumica e tyre vijnë nga kafshët.

Ekspertët besojnë se numri në rritje i viruseve të reja është kryesisht rezultat i shkatërrimit të mjedisit dhe tregtisë së kafshëve të egra. Ndërsa habitatet e tyre natyrore zhduken, kafshë të tilla si minjtë, lakuriqët e natës dhe insektet mbijetojnë atje ku kafshët më të mëdha shkatërrohen. Kafshët më të vogla mund të jetojnë me njerëzit dhe dyshohet se ato transmetojnë sëmundje të reja te njerëzit.

Kështu, shkencëtarët kanë lidhur epidemitë e kaluara të Ebola me pushtimet njerëzore në pyjet e shiut. Në një studim nga viti 2017, studiuesit përcaktuan se 25 nga 27 epidemitë e Ebola që shpërthyen përgjatë kufijve të pyjeve të shiut në Afrikën Qendrore dhe Perëndimore nga 2001-2014 filluan në vendet e shpyllëzimeve të mëdha dy vjet më parë.

Sot, Mujembe drejton Institutin Kombëtar Kongolez për Kërkime Biomjekësore në Kinshasa, i cili është pjesë e sistemit global të paralajmërimit të hershëm për sëmundjet e reja.

Nëse patogjeni është shfaqur në Afrikë, i duhet kohë për t’u përhapur në të gjithë botën, thotë ai, duke shpjeguar se nëse virusi zbulohet me kohë, Evropa dhe pjesa tjetër e botës do të kenë kohë për të zhvilluar strategji të reja për të luftuar viruset e reja.

Shkencëtarët besojnë se sëmundjet zoonotike si Ebola dhe koronavirusi përhapen te njerëzit gjatë therjes së kafshëve të egra, pasi një sëmundje e panjohur mund të fshihet në secilën prej këtyre kafshëve.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia reagon lidhur me zjarrin në një park autobusësh pranë Durrësit Durrës 

27 December, 2025
“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

27 December, 2025
Armando Broja titullar, Burnley barazon ndaj ish-skuadrës së sulmuesit kuqezi

Armando Broja titullar, Burnley barazon ndaj ish-skuadrës së sulmuesit kuqezi

27 December, 2025
Viti 2025 rekord në vjedhjet e kriptomonedhave – Hakerët grabitën 2.7 miliardë dollar

Viti 2025 rekord në vjedhjet e kriptomonedhave – Hakerët grabitën 2.7 miliardë dollar

27 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result