​Nderohen pjesëtarët e Forcave britanike që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për nder të Ditës Përkujtimore të Mbretërisë së Bashkuar, Ambasada britanike në Prishtinë ka organizuar sot shërbimin përkujtimor pranë Memorialit të Dëshmorëve Britanikë.

Në ceremoninë e nderimit të 14 pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Britanike që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-s në Kosovë, morën pjesë ambasadori britanik Nicholas Abbott, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, si dhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.

Po ashtu, edhe dy kandidatët për kryetarë të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Arben Vitia dhe Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Share This Article