Katër personat e ndaluar të cilët të gjithë ishin shtetas rusë, janë shoqëruar në Polici dhe ndaj tyre iniciohet rast për kalim të paautorizuar të kufirit, ose vijës kufitare
Katër shtetas rusë janë ndaluar në regjionin e Leposaviqit me dyshimin se e kanë kaluar vendkalimin kufitar pa autorizim.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka konfirmuar se për katër personat e ndaluar dy meshkuj dhe dy femra, është ngritur aktakuzë me urdhër ndëshkimor për shkak të veprës së lartcekur, si dhe është urdhëruar dëbimi i tyre nga Kosova,
Policia e Kosovës të hënën ka njoftuar se në fshatin Jelakce, Leposaviq, ka ndaluar një veturë të dyshuar e tipit Opel Astra, me targa të huaja BG, në të cilën ndodheshin katër persona (shtetas të huaj rusë) të cilët përmes rrugëve alternative kishin hyrë ilegalisht në Kosovë.
Katër personat e ndaluar të cilët të gjithë ishin shtetas rusë, janë shoqëruar në Polici dhe ndaj tyre iniciohet rast për kalim të paautorizuar të kufirit, ose vijës kufitare