​Veseli i siguron familjarët e viktimave të regjimit të luftës se Tribunali do të bëhet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në seancën që po mbahet për të votuar Komisionin Shtetëror për gjenocidin po marrin pjesë edhe familjarët e të pagjeturve.

Në lozhën ku rrinë mysafirët, seancën po e përcjellin Nysrete Kumnova nga “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova dhe Bajram Çerkini kryetar i Shoqatës për të pagjetur në Mitrovicë. Përveç këtyre ka edhe familjarë tjerë të të pagjeturve të cilët po përcjellin me interesim seancën për gjenocidin.

Tek ta është ofruar kryetari i Kuvendit Kadri Veseli i cili i ka siguruar se askush nuk do të mund ta ndalë  iniciativën për formimin e Tribunalit që do të gjykojë gjenocidin dhe krimet e Serbisë në Kosovë.

Edhe familjarët e të pagjeturve kërkuan nga kryetari Veseli që të bëjë çdo gjë për ta formuar Tribunalin për krimet serbe.

Share This Article