17 familje bëhen me banesa

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Në prag të përvjetorit të 11-të të Pavarësisë së Kosovës, Shoqata Bamirëse “Jetimët e Ballkanit” në një ceremoni solemne sot ka dorëzuar 17 banesa për familjet në nevojë, ndërsa kanë premtuar se gjatë këtij viti do të ndërtohen rreth 400 sosh, si dhe do të ndërtohet një shtëpi e pleqve në Suharekë.

Themeluesi dhe kryetari i  shoqatës, Halil Kastrati ka thënë se ndaj gjithë atyre donatorëve që kanë kontribuar që të arrihet ky rezultat dhe të përfitojnë familjet skamnore.

Sipas tij, qëllimi i vetëm është që të arrijnë t’i ndihmojnë deri te dera e fundit e nevojtarit.

“Po ndërtohen katërqind shtëpi, që kjo është e para dhe e dyta po ndërtohet një shtëpi e pleqve, ku kapaciteti i saj është 508 persona. Dhe atë duke falënderuar kryetarin e Suharekës që na ka dhënë parcelën dhe objektin i cili duhet të shtihen 1.5 milion euro për t’ia shti çelësin atij objekti. Qëllimi i vetëm ynë dhe e kam lutur Zotin që mos ma merr shpirtin për derisa të arrijmë te dera e fundit e nevojtarit”, ka thënë Kastrati.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin dhe shumë kryetarë komunash, ku i pari i  Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se patriotizmi për të gjithë është kur e ndërtojnë dhe e zhvillojnë Kosovën, siç po bën Halil Kastrati.

Siç ka thënë ai, ka shumë raste të rënda në Kosovë, por populli  ynë është aq human dhe atdhedashës, sa po bëhet bashkë për të rimëkëmbë njëri-tjetrin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply