Ambasadori
amerikan në Beograd, Kyle Scott e ka cilësuar turp për Serbinë pasi gjenerali serb
i dënuar për krime lufte, Vlladimir Llazareviq, në Ditën e Evropës në Nish e udhëhoqi
paradën ushtarake.
“Është turp që një kriminel lufte i dënuar, të marshojë para atyre të cilët po përpiqen t’i nderojnë aleatët të cilët kanë vdekur duke luftuar për drejtësi dhe paqe në Evropë. Dita e Evropës, Vlerat e Evropës”, ka shkruar Scott në llogarinë e tij në Twitter.
Llazareviq, cili ishte ish komandant i korpusit të Prishtinë dhe i Armatës së Tretë gjatë luftës në Kosovë, është dënuar nga Tribunali i Hagës për krime kundër njerëzimit në Kosovë me 14 vjet burg. Ai u lirua në dhjetor 2015 me kusht, pasi i kaloi më shumë se 10 vjet në burgun e Sheveningenit.