“Blindohet” Parlamenti shqiptar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Opozita në Shqipëri sot do të protestojë sot sërish përpara Parlamentit, duke kërkuar largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore, që, sipas saj, do të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ish-deputetët e opozitës, të zhveshur nga mandatet parlamentare, u kanë bërë thirrje qytetarëve shqiptarë t’iu bashkohen në protestë. Kjo do të jetë protesta e katërt e opozitës brenda më pak se 30 ditësh, kohë kur edhe ish-deputetët morën vendimin për të djegur mandatet, raporton Tch.

Pavarësisht se Policia e Shtetit i ka refuzuar lejen e protestës, përfaqësuesit e opozitës bënë thirrje që asnjë qytetar të mos trembet nga urdhrat politikë, por të jetë në shesh. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, priti në një takim në selinë blu drejtuesit e partive opozitare në vend, ku u diskutua lidhur me mbarëvajtjen e tubimit që do të nisë në orën 10:00, paralelisht me seancën plenare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply