Breshëri shkakton dëme në Elbasan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Pasditen e sotme në Elbasan ka rënë një shi i dendur dhe breshër.

Si pasojë në lagjen “5 maji” ka pasur edhe përmbytje, ndërsa ne fshatin Godolesh dhe Fushe Bull ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në prodhimet bujqësore. 

Në disa shtëpi niveli i ujit shkon mbi 50 cm, duke dëmtuar orendi e pajosje elktro-shtëpiake.

Në banesat e përmbytura ka shkuar deputeti i zonës, Taulant Balla i shoqëruar me kandidatin për kryebashkiak Gledian Llatja dhe Kryetarin e Bashkisë Qazim Sejdini.

“Shtabi Emergjencës u ngrit, ndërkohë edhe Ministria e Mbrojtjes do të jetë pjesë e ndihmës”, shkruan Balla në Facebook./Ora News/

Share This Article