Challandes: Kemi mundur të luanim kundër Gjermanisë, zgjodha Danimarkën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Bernard Challandes ka zbuluar se Kosova kishte mundësinë të zgjidhte të luante kundër Gjermanisë në udhëtim, por përfundimisht e kishte zgjedhur të luajë kundër Danimarkës në shtëpi.

Kosova e pret Danimarkën të enjten në “Fadil Vokrri” në kryeqytet, në një ndeshje miqësore në prag të fushatës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020, që e nis të hënën kundër Bullgarisë.

Ai zbuloi se zgjodhi të luajë kundër një kundërshtari të fortë, siç është Danimarka që renditet në vendin e 10-të në ranglistën e FIFA-s, për ta testuar ekipin pas suksesit në Ligën e Kombeve ndaj kundërshtarëve të nivelit shumë më të ulët.

Trajneri zviceran tregoi se verdhekaltrit synim e kishin ta zhvillonin ndeshjen në shtëpi, prandaj nuk zgjodhën Gjermaninë, por Danimarkën për kundërshtare në këtë miqësore.

“Ne kemi mundur të luanim kundër Gjermanisë, por synimi ynë ishte të luanim në shtëpi dhe zgjodhëm Danimarkën”, tha Challandes në një konferencë të mërkurën në Prishtinë. 

Share This Article