Edhe një super paraqitje e Rashicës në Bundesligë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Milot Rashica, shkëlqeu sot në fitoren e klubit të tij, Werder Bremenit.

Ndeshja e zhvilluar në xhiron e 27-të të  këtij sezoni në Bundesligë, kundër Mainzit, përfundoi me rezultat 3:1, falë paraqitjes mbresëlënëse të Milot Rashixës dhe Max Kruse.

Kosovari e filloi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e kaluar skuadrën e tij në epërsi qysh në minutën e tretë të ndeshjes.

Pas këtij goli të Rashicës, Kruse e shënoi golin e tij të parë në ndeshjes për 2:0, ndërsa në fillim të pjesës së parë, Mainzi e shënoi golin e parë të ndeshjes përmes Quaisonit.

Megjithatë, Rashica ia siguroi skuadrës së tij fitoren, duke e asistuar golin e tretë të skuadrës së tij. Kosovari i hutoi tre kundërshtarë të tij me një super asist për Kruse, i cili e shënoi edhe golin e tij të dy për këtë ndeshje.

Goli dhe asisti i Rashicës bën që Werder Bremeni ta fitojë ndeshjen e tretë radhazi në Bundesligë dhe tani klubi gjerman radhitet në pozitën e 6-të në tabelën e ligës. 

Share This Article