Flet prokuroi: Tragjedia ka ndodhur jashtë pistës së skijimit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Prokuroi Burim Qerkini ka folur sonte se si ka ndodhur tragjedia, në të cilën ka humbur jetën zëvendësministri i Diasporës, Arian Daci.

Ai ka njoftuar se janë kryer gjitha ekzaminimet e trupi i të ndjerit. Por, për shkak të gjendjes dhe terrenit të vështirë, nuk kanë mundur të shkojnë tek vendi i ngjarjes. Për shkak të këtyre rrethanave, prokurori u shpreh se qendra e skijimit do të qëndroi e mbyllur për tre dite.

“Janë kryer gjitha ekzaminimet tek trupi, për shkak të kushteve jo të mira atmosferike dhe tani gjendjes që jemi në mbrëmje, nuk kemi mundur te shkojmë në vendin e ngjarjes. Këto do të bëhen nesër nga një grup i hetuesve së bashku me forenzikën dhe kështu do të dihet realisht se çka ka ndodhur sot. Vdekja e të ndjerit ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe i njëjti pas ardhjes këtu të forenzikës nga ana e Policisë rajonalë të Ferizajt është nisur për në Mjekësinë Ligjore në Prishtinë. Për shkak të këtyre hapave hetimor që duhet të ndërmerren, sot, nesër dhe pasnesër është mbyllur qendra e skijimit deri në një vendim tjetër. Rasti ka ndodhur jashtë pistës, në momentin kur janë lëshuar me skijim është lëshuar orteku dhe të ndjerin e ka zënë”, tha Qerkini.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply