Haradinaj kërkon nga Holanda mbështetje për liberalizimin e vizave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Haradinaj ka bërë të ditur se ka kërkuar nga ministri holandez mbështetje për liberalizim e vizave.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, Stef Blok, të cilin e ka falënderuar për rolin e madh që ka pasur Holanda për Kosovën.

Haradinaj ka thënë se me ministrin holandez kanë biseduar për ekonominë dhe intesifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

“Holanda i ka dhënë shumë Kosovës në etapat më të rëndësishme historike. Sot pata rastin që ta takoja, ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Stef Blok, të cilin e falënderova për rolin e madh që ka pasur Holanda për Kosovën”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka bërë të ditur se ka kërkuar nga ministri holandez mbështetje për liberalizim e vizave.

“I kërkova mbështjetje për liberalizimin e vizave dhe konsolidimin e mëtejm të vendit dhe i konfirmova progresin qe ka arritur vendi në rend dhe ligj dhe zhvillimin ekonomik”, ka shkruar Haradinaj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply