Haziri në Cyrih: Rinorin do ta kujtojmë gjithmonë si djalë të hareshëm e të buzëqeshur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Në prezencën e mijëra njerëzve në Rumlang të Cyrihut, të premten i është dhënë lamtumira e fundit Rinor Bunjakut, i cili u nda tragjikisht nga jeta më 26 prill.

Në ceremoninë e varrimit ka marrë pjesë edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se do ta kujtojnë gjithmonë si djalë të hareshëm e të buzëqeshur.

“Në emër të qytetarëve të Gjilanit, sot jam i pranishëm i pranishëm dhe jam me ju, familjen Bunjaku. Shpirti i bardhë i Rinorit sot ndahet nga ne, por do të jetojmë me kujtimet, buzëqeshjen dhe përqafimet e tij. Lamtumirë engjëlli ynë”, ka thënë, ndër të tjera, kreu i Gjilanit. 

Share This Article