Kapet kokainë në vlerë prej 300 milionë eurove

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet rumune kanë konfiskuar më shumë se një ton kokainë të kualitetit të lartë që ishte fshehur në një gliser të rrokullisur në afërsi të plazhit të Detit të Zi, jo larg vendit të quajtur “Sveti Gjorgje”.

Sipas vlerësimeve të para droga llogaritet të arrijë vlerën e 300 milionë eurove. Bëhet fjalë për kokainë të pastër 90%.

Deri tani bëhet e ditur se janë të implikuar edhe shtetas serb, dhe se dy prej tyre janë arrestuar tashmë.

Hetimet kanë treguar se sasia e madhe e kokainës është transportuar nga Rumania përmes rrugës së detit nga Amerika e Jugut.

Share This Article