Kosova është njëra prej 4 kombëtareve evropiane që debutojnë në Kupën e Botës në futsall. Krahas saj debutojnë edhe kombëtaret e Gjermanisë, Skocisë dhe Irlandës së Veriut.
Tre përfaqësueset do të paraqiten në raundin paraeliminator kualifikues, që ka filluar të martën.
Kombëtarja e Kosovës në futsall garon në Grupin B të raundit paraeliminator, ku bëjnë pjesë edhe Bjellorusia, Norvegjia e Andorra.
Kosova sot në Minsk, takohet me Bjellorusinë. Të enjten ka ndeshje më të lehtë ndaj Norvegjisë e edhe më e lehtë pritet të jetë ndeshja e së shtunës ndaj Andorrës. Kosova duhet të zërë vendin e parë apo të dytë për të kaluar në raundin kryesor kualifikues të botërorit që në vitin 2020 mbahet në Lituani.