Manchester City shënon fitore bindëse

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Manchester City e ka mposhtur Burnleyn sonte në Mancester, me rezultat 5-0.

Pas kësja fitoreje City ka siguruar kalimin në mesin e 16 skuadrave më të mira në FA Cup.

Gabriel Jesus e hapi serinë e golave me një solo përpjekje duke shënuar në minutën e 23-të, me çka u mbyll edhe ajo që u duk një pjesë e parë e qetë nga citizens.

Por, pjesa e dytë doli të jetë e tepërt për vizitorët, që i pësuan edhe katër gola tjerë brenda 45 minutave.

Shtatë minuta brenda pjesës së dytë, Bernardo Silva e dyfishoi epërsinë e Cityt, para se Kevin De Bruyne ta çonte në 3-0 rezultatin me një goditje të fuqishme nga largësia.

Sikur mos t’i mjaftonte skuadrës së tij, Kevin Long shënoi në portën e vet duke i ndihmuar Cityt ta thellojë epërsinë edhe më shumë.

I sapo futuri në lojë, Kun Aguero i dha shuplakën e fundit Burnley, kur realizoi nga penalltia për 5-0 pesë minuta para fundit. 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply