May kërkon zgjatjen e negociatave për Brexit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Britain's Prime Minister Theresa May makes a statement on the Brexit negotiations following a European Union summit in Salzburg, at no 10 Downing Street, central London on September 21, 2018. - British Prime Minister Theresa May said Friday the European Union's abrupt dismissal of her Brexit plan was not acceptable, as she conceded talks were "at an impasse". (Photo by Jack Taylor / POOL / Getty Images) (Photo credit should read JACK TAYLOR/AFP/Getty Images)


Kryeministrja britanike, Theresa May, deklaroi sot se përsëri do të kërkojë nga Bashkimi Evropian të zgjasë periudhën e negociatave për Brexit dhe do të përpiqet që së bashku me liderin e opozitës Jeremy Corbin të ndërpresin “bllokimin” në të cilën u gjet ky proces në Parlament.

May theksoi se Britania e Madhe ka nevojë për zgjatjen e periudhës për aktivizimin e nenit 50 të Traktatit të Lisbonës, i cili i referohet tërheqjes nga BE në periudhën më të shkurtër të mundshme kohore, në mënyrë që të shmanget dalja e vendit pa marrëveshje, transmeton KosovaPress.

“Ofroj të ulem me liderin e opozitës dhe të përpiqemi të biem dakord mbi një plan, në mënyrë që të sigurohemi se po largohemi nga Bashkimi Evropian dhe këtë duhet ta bëjmë me marrëveshje”, porositi May.

Duke folur pas takimit shtatë orësh të kabinetit të saj, May tha se qeveria e vendit të saj do t’i përmbahet vendimit të Parlamentit, derisa të vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e një konsensusi për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Share This Article