Merkel: Tërheqja e SHBA-së nga Siria forcon rolin e Rusisë dhe Iranit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka paralajmëruar se tërheqja e ngutshme e ushtrisë amerikane nga Siria, do ta rrisë rrezikun e forcimit të ndikimit të Rusisë dhe Iranit në Lindjen e Mesme.

Duke folur në Konferencën e Mynihut për Sigurinë, Merkel tha se dyshon që plani amerikan për tërheqje të ushtrisë nuk është ide e mirë. “A do ta forcojë ky vendim edhe një herë kapacitetin e Rusisë dhe Iranit për ta zgjeruar ndikimin e tyre”, ka pyetur ajo.

Merkel ka shtuar se edhe tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani nuk është e qëlluar, sepse mbështetja e NATO-s për këtë vend varet nga përkushtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo i ka bërë thirrje Kinës që të bëhet pjesë e procesit ndërkombëtar të çarmatosjes, ndonëse SHBA-ja dhe Rusia janë tërhequr nga Traktati i Armëve Bërthamore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply