Milot Rashica ia siguron fitoren Bremenit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Milot Rashica sonte ishte heroi i Werder Bremen, pasi ia siguroi fitoren klubit gjerman për ballë Schalke 04.

Ndeshja e zhvilluar në javën e 25-të Bundesligës, përfundoi me rezultat 4-2, dy gola i realizoi Rashica dhe po ashtu një penallti u fitua pas një asisti profesional nga Rashica.

Të parët kaluan në epërsi mysafirët me golin e shënuar nga Embolo (26’), por pas pak minutash erdhi përgjigja e përfaqësuesit të Kosovës, Milot Rashica (31’), i cili barazoi shifrat.  Rashica pati një pasim shumë të mirë drejtë portës kundërshtare, ku u akordua penallti, të cilën e konkretizoi në gol kapiteni Kruse (51’). Rashica doli sërish në skenë, duke shënuar golin e tretë (73’). Mysafirët zbuten epërsinë  e kundërshtarit me golin e shënuar sërish nga Embolo (85’). Derisa mysafirët luftonin për të barazuar rezultatin, Harnik shënoi golin e katër në minutat shtesë.

Bremen mban pozitën e 8-të me 36 pikë, kurse Schalke është në pozitën e 14-të me 23 pikë.

Rashica në këtë edicion ka shënuar 6 gola për Bremenin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply