ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Promovohet në Londër Romani “Mëkati i Virgjireshës” i autorit Ardi Omeri 8 hours ago
Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria 10 hours ago
Vuçiç viziton bazën ushtarake pranë kufirit me Kosovën: Ushtria sot është më e fortë se kur do hynim në Kosovë 12 hours ago
Rrëzohet avioni sportiv në Maqedoninë e Veriut, lëndohen dy shqiptarë 14 hours ago
Italia nderon Silvio Berluskonin, Aeroporti i Malpensës do të mbajë emrin e tij 17 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Policia: Persona me rekorde kriminale në protestën e PD

albnews by albnews
15 February, 2019
in Albania
0
Policia: Persona me rekorde kriminale në protestën e PD
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Policia e Shtetit ka reaguar sot për protestën e opozitës.

Në një deklaratë për mediat bën të ditur se persona me rekorde kriminale do të marrin pjesë të shtunën në këtë tubim për të ushtruar akte dhune.

Sipas informacioneve të policisë, këta individë të dënuar për vepra penale, po përgatiten për të qenë pjesë e akteve të dhunshme në tubimin e thirrur nga opozita.

RelatedPosts

Promovohet në Londër Romani “Mëkati i Virgjireshës” i autorit Ardi Omeri

Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

Paradoksi, ekonomia rritet, por punësimi u tkurr me 20 mijë persona në 3-mujorin e tretë

Njoftimi i plotë

Policia e Shtetit është e angazhuar tërësisht për marrjen e masave për mbarëvajtjen e protestës së njoftuar nga subjektet politike të opozitës, për datën 16 shkurt 2019, si një detyrim ligjor dhe i natyrshëm i saj, për mbështetjen e të drejtës së organizmit dhe protestave paqësore të qytetarëve.

Policia e Shtetit është përballur edhe me disa kërkesa të pamundura të Partisë Demokratike, ku njoftohet synimi për të bllokuar rrugë apo mjedise të caktuara, që janë me rëndësi të veçantë për funksionimin normal të jetës publike në kryeqytet, si dhe për veprimtarinë e pacënuar të disa misioneve të huaja diplomatike.

Garantimi i lirisë së veprimtarisë, të lëvizjes dhe të qasjes së papenguar në mjediset e misioneve diplomatike dhe në disa institucione të rëndësishme shtetërore, e bëjnë të pamundur lejimin e protestës së opozitës në rrugën “Ismail Qemali”.
Njoftimi i plotë

Por nga ana e Policisë së Shtetit dhe e autoriteteve vendore policore të Tiranës janë mundësuar mjedise të mjaftueshme si Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, i cili është shfrytëzuar historikisht për qëllime të tilla dhe që ofron hapësira të mjaftueshme edhe për pjesëmarrje masive.

Përveç deklaratave dhe retorikës së ndezur politike dhe thirrjeve për dhunë, të artikuluara nga disa përfaqësues të politikës dhe medias, Policia e Shtetit ka administruar edhe informacione se persona të caktuar, me rekorde kriminale apo të dënuar më parë për vepra të rënda penale, janë përgatitur për të ushtruar dhunë në protestën e datës 16 shkurt 2019, të organizuar nga Partia Demokratike.

Në interes të mbarëvajtjes së protestës dhe të sigurisë së pjesëmarrësve në të, dhe të qytetarëve të tjerë, Policia e Shtetit ri-përsërit thirrjen drejtuar organizatorëve, që të distancohen nga zërat që inkurajojnë dhunë, si dhe nga personat me rekorde të rënda kriminale.

Për qytetarët që nuk janë pjesë e protestës bëhet thirrje që të shmangin sa të jetë e mundur mjediset, ku ajo do të zhvillohet.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve përgjatë kontrolleve të shtuara, që ajo është e detyruar të zhvillojë në disa akse kryesore rrugore dhe në mjedise të tjera me rëndësi, në interes të sigurisë së qytetarëve dhe të vetë protestës. Ftohen të gjithë qytetarët që kanë informacione me rëndësi, të kontaktojnë në anonimat në numrin e telefonit pa pagesë 112, ose në Komisariatin Dixhital!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Promovohet në Londër Romani “Mëkati i Virgjireshës” i autorit Ardi Omeri

Promovohet në Londër Romani “Mëkati i Virgjireshës” i autorit Ardi Omeri

12 December, 2025
Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

12 December, 2025
Vuçiç viziton bazën ushtarake pranë kufirit me Kosovën: Ushtria sot është më e fortë se kur do hynim në Kosovë

Vuçiç viziton bazën ushtarake pranë kufirit me Kosovën: Ushtria sot është më e fortë se kur do hynim në Kosovë

12 December, 2025
Rrëzohet avioni sportiv në Maqedoninë e Veriut, lëndohen dy shqiptarë

Rrëzohet avioni sportiv në Maqedoninë e Veriut, lëndohen dy shqiptarë

12 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result