Real Madridi mposhtet edhe nga Tottenhami

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Ka vazhduar edhe sot forma e dobët Real Madridit, pasi u mposht nga Tottenhami në gjysmëfinale të Audi Cup në Munih.

Harry Kane e shënoi golin e vetëm në fitoren e Tottenhamit 1:0 kundër Real Madridit në Allianz Arena.

Sulmuesi anglez e shfrytëzoi një gabim amator të Marcelon, i cili e ktheu topin prapa në përpjekje për ta pasuar te portieri i vet, dhe shënoi në minutën e 22-të.

Skuadra e Zinedine Zidane nuk di për fitore në ndeshjet miqësore parasezonale, pasi është mposhtur nga Bayern Munich 3:1, ka barazuar me Arsenalin dhe është turpëruar 7:3 nga rivali i qytetit, Atletico Madridi. 

Share This Article