Rritet numri i të prekurve nga fruthi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Epidemia e fruthit sa vjen e zgjerohet Në Maqedoni.

Katër raste të reja janë regjistruar në Klinikën Infektive në Shkup, tre prej të cilëve fëmijë të moshës deri në dy vjet e gjysmë të cilët nuk kanë qenë të vaksinuar, ndërsa rasti i katërt është një i rritur 30 vjeçar nga Tetova, statusi vaksinal i së cilit nuk dihet ende. Për momentin 21 pacientë qëndrojnë të shtrua në spital, ndërkaq deri në mesditën e sotme vaksinën kundër fruthit e kanë marrë 4 970 persona në tre pikat vaksinale në Shkup.

Gjatë ditës së djeshme Prokuroria Themelore Publike njoftoi se ka hapur hetim për lëshimet eventuale të autoriteteve shëndetësore gjatë procesit të furnizimit me vaksinat kundër fruthit. Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski tha se dikasteri që ai drejton ka marrë  urdhrin e prokurorisë dhe kanë filluar një hetim të gjerë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply