Katër fëmijë kanë humbur jetën, pasi flakët përshinë një shtëpi
në Stafford të Britanisë, kurse dy të rritur dhe një tjetër fëmijë janë lënduar
dhe po trajtohen në spital.
Mosha e viktimave dhe të plagosurve nuk janë zbuluar ende. Ndërsa nuk dihen as shkaqet e zjarrit.
“Zjarri nisi rreth orës lokale 02:40 të mëngjesit”, tha një zëdhënës i policisë në Staffordshire.
“Kërkimet në pronën në Sycamore Lane po vazhdojnë, por me trishtim të madh konfirmojmë vdekjen e katër fëmijëve. Dy të rritur dhe një fëmijë tjetër po trajtohen në spital. Plagët e tyre besohet se nuk janë kërcënuese për jetën”, tha ai.