ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lufta ndaj narkotrafikut, ushtria e SHBA shpërthen varkën e 4 venezueliane me drogë 7 hours ago
Britaniku koncert për gratë e burgosura në Shqipëri dhe familjet në nevojë 7 hours ago
Dalin pamjet! Me armë në makinë tenton t’i ikë policisë, përplas 9 mjete dhe efektivin me bashkëshorten në motor 7 hours ago
Pse rregulli “mos shko në shtrat i zemëruar” po e dëmton marrëdhënien tënde? 9 hours ago
Rreziku i padukshëm, kimikatet e përditshme që po dëmtojnë shëndetin tonë 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

1 kapele polici kushtonte 350 Euro, si nisën hetimet e SPAK ndaj 9 zyrtarëve

albnews by albnews
10 July, 2021
in Albania
0
1 kapele polici kushtonte 350 Euro, si nisën hetimet e SPAK ndaj 9 zyrtarëve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një operacion i befasishëm është realizuar ditën e sotme nga SPAK ku në shënjestër ka pasur disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara. Në hetim të Prokurorisë së Posaçme ka qenë një tender për uniformat e policisë me vlerë 25 milionë Euro.

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, ka raportuar se është ekzekutuar urdhri i ndalimit për 9 zyrtarë. Arrest me burg është vendosur për 8 prej tyre, më konkretisht për Edlira Naqellarin, Kreshnik Bejkajn, Ani Omurin, Klevis Hasanin, Flutura Çekrezin, Fatmir Demnerin, Gëzim Mingajn dhe Mariglen Buzalin. Për Anisa Bogdanin është vendosur arrest shtëpie.

RelatedPosts

Britaniku koncert për gratë e burgosura në Shqipëri dhe familjet në nevojë

Dalin pamjet! Me armë në makinë tenton t’i ikë policisë, përplas 9 mjete dhe efektivin me bashkëshorten në motor

Gara për Tiranë, aktori Florjan Binaj shpall kandidaturën

Edlira Naqellari ka qenë drejtoreshë pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara dhe vetëm 8 ditë më parë është shkarkuar nga posti nga ministri Bledi Çuçi. Këtë post Naqellari e mbante prej 3 vitesh.

Hetimet nga SPAK kanë nisur pas një padie nga dy deputetë të opozitës, Myslim Murrizi dhe Halit Valteri. Mes pikave që janë kërkuar të hetoheshin nga deputetët ishte dhe fakti që një kapele e policisë kushtonte 350 Euro. Po ashtu kompania që ishte shpallur fituese nuk kishte të bënte me aktivitet në fushën e rrobaqepësisë, por ishte një kompani që kishte të bënte me aktivitet në fushën e gërmimeve.Në bazë të këtyre pretendimeve SPAK ka nisur hetimet duke bërë të mundur evidentimin e shkeljes së barazisë në tendera.

Bajraktaraj raportoi se kontrollet nga policia janë kryer gjatë natës për të mos dekonspiruar operacionin. Aksioni ka qenë i befasishëm dhe autoritetet kanë zbarkuar në shtëpitë e të akuzuarve. SPAK nuk ka publikuar ende një njoftim zyrtar, por mësohet se një prej personave është shpallur në kërkim./tvklan.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lufta ndaj narkotrafikut, ushtria e SHBA shpërthen varkën e 4 venezueliane me drogë

Lufta ndaj narkotrafikut, ushtria e SHBA shpërthen varkën e 4 venezueliane me drogë

5 October, 2025
Britaniku koncert për gratë e burgosura në Shqipëri dhe familjet në nevojë

Britaniku koncert për gratë e burgosura në Shqipëri dhe familjet në nevojë

5 October, 2025
Dalin pamjet! Me armë në makinë tenton t’i ikë policisë, përplas 9 mjete dhe efektivin me bashkëshorten në motor

Dalin pamjet! Me armë në makinë tenton t’i ikë policisë, përplas 9 mjete dhe efektivin me bashkëshorten në motor

5 October, 2025
Pse rregulli “mos shko në shtrat i zemëruar” po e dëmton marrëdhënien tënde?

Pse rregulli “mos shko në shtrat i zemëruar” po e dëmton marrëdhënien tënde?

5 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result