1 milion turistë në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pavarësisht situatës politike dhe zhvillimeve në vend, Shqipëria mbetet një nga destinacionet kryesore në Europë. Shifrat e dala për turizmin këtë vit, e tejkalojnë parashikimin.

Sipas burimeve zyrtare, vetëm nga 1 deri më 18 gusht në Shqipëri kanë ardhur 978.656 vizitorë të huaj që janë 16,4 % më shumë se po e njëjta periudhë e vitit 2018. Pra me sa duket gushti do të mbyllet me më shumë se 1 milion turistë.

Ndërkohë nga 1 janar deri ne 18 gusht 2019 kanë hyrë në Shqipëri 4,257,716 shtetas të huaj. Turizmi është një nga shtyllat e ekonomisë shqiptare dhe çdo vit shifrat dhe trendi pozitiv në këtë sektor kanë ardhur duke u rritur.

Share This Article