‘1 në 4 të rinj të moshave 15-24 vjeç as në shkollë e as në punë’/ Meta: Jemi drejt shpopullimit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar në rrjetin social ‘Facebook’ për nivelin e lartë papunësisë tek të rinjtë. Meta shprehet i shqetësuar në lidhje me shifrat e larta të të rinjve që nuk janë as në shkollë dhe as në punë.

Presidenti e përcakton këtë si një mbyllje të perspektivës të të rinjve që sjell vetëm shpopullim dhe e konsideron si një dramë të madhe të familjeve shqiptare. Në fund të shkrimit të tij, Meta e cilëson 25 Prillin si referendum për çeljen e perspektivës të të rinjve dhe të ardhmes së vendit.

Reagimi i plotë i presidentit Ilir Meta:

Mbyllja e perspektivës për të rinjtë është rrënja e shpopullimit të Shqipërisë.

Vendi ynë ka treguesit më të lartë të mosarsimimit dhe të mospunësimit të rinisë në Europë dhe në rajon.

Sipas INSTAT më shumë se 1 në 4 të rinj të grupmoshës 15 – 24 vjeç nuk janë as në shkollë dhe as në punë.

Një dramë e vërtetë për familjet shqiptare, . ndërkohë që në Europë dhe përafërsisht edhe në rajon vetëm 1 në 10 veta të kësaj grupmoshe nuk i përkasin kësaj kategorie.

Për këtë arsye 25 prilli është referendum kombëtar, për çeljen e perspektivës për brezin e ri dhe frenimin e shpopullimit të vendit.

Share This Article