“1 në 48 shqiptarë në Britani janë në burg”- Farage i përgjigjet Ramës: Do t’i kërkoj Sekretares së Brendshme t’i kthejë tek ju

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Politikani britanik Nigel Farage i është drejtuar sot Kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë 53,000 shqiptarë, prej të cilëve 1,099 janë në burgje, që përbën një shifër prej 1 në 48. Më parë ai u shpreh se 1 në 50 shqiptarë në Britani ndodhen në burgje, por tani shifrat i dalin 1 në 48.

Farage njofton Ramën se do t’i kërkojë Sekretares së Brendshme britanike të organizojë kthimin e të gjithë të burgosurve shqiptarë në Shqipëri, duke falenderuar Ramën për bashkëpunimin.

Ditët e fundit ka patur një shkëmbim replikash mes Ramës dhe politikanit britanik në X lidhur me çështjen e emigrantëve shqiptarë në Britani, për të cilët Farage i kërkoi Ramës t’i marrë mbrapsht në Shqipëri, pasi pjesa më e madhe e tyre janë të lidhur me kriminalitetin.

Postimi i Farage:

I nderuar @EdiRamaal,

Në Mbretërinë e Bashkuar ka 53,000 shtetas shqiptarë dhe 1,099 prej tyre ndodhen në burgjet tona. Kjo është në fakt 1 në 48.

Do t’i kërkoj Sekretares së Brendshme që të organizojë kthimin e të gjithë këtyre të burgosurve tek ju.

Faleminderit për bashkëpunimin.

Share This Article