1 Shtatori nis me “2 nxënës”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fillimi i shtatorit shënon hapjen e shkollave. Ditën e sotme, 1 shtator ka nisur mësimi plotësues për të gjitha shkollat në vend, por ajo që vihet re është prezenca e pakët e nxënësve.

Në videot e siguruara nga Ora News, në oborrin e shkollës “Servete Maci” në kryeqytet  shihen jo më shumë se 5 nxënës të shoqëruar nga prindërit.

Me maska dhe kontrolle për zbatimin e rregullave anticovid ata hyjnë në ambientet e shkollës.

Edhe klasat e para do të jenë në banka të shkollës, edhe pse nuk kanë mësim plotësues.

Ata do të kenë program të veçantë që përmban aktivitete sportive, artistike.

Mësimi plotësues zgjat deri në datën 24 shtator./OraNews/

Share This Article