10 783 të vdekur nga COVID-19 në SHBA, 1150 vetëm në 24 orë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

SHBA ka regjistruar 1 150 të vdekur të tjerë në 24 orë, sipas të dhënave të Univrsitetit Johns Hopkins.

SHBA ka kaluar 10 000 të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri që prej fillimit të pandemisë,

Vendi numëron zyrtarisht më shumë se 366 000 raste të infektuara, pothuajse 30 000 raste më shumë në 24 orë dhe 10 783 të vdekur në total, sipas të dhënave të aktualizuara.

SHBA-ja është vendi që numëron më shumë raste të deklaruara zyrtarisht me COVID-19.

Numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit të ri në vend është rritur që prej disa ditësh prej më shumë se 1 000 të vdekur çdo ditë, duke iu afruar pak nga pak bilancit të Italisë me 16 523 të vdekur dhe Spanjës me 13 005.

Share This Article