ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare, kitaristi i njohur Steve Cropper 9 hours ago
Flota e anijeve luftarake të Britanisë dhe Norvegjisë do të gjurmojnë anijet ruse të spiunazhit 9 hours ago
Putin autorizoi sulmin me agjent nervor në Britani – përgjegjës moral për vdekjen e nënës së tre fëmijëve në vitin 2018 10 hours ago
Akuzohet për korrupsion, jep dorëheqjen Federica Mogherini 10 hours ago
Ndryshime partiake në Maqedoninë e Veriut, por me udhëheqës të vjetër 10 hours ago
Next
Prev
Home Bota

10 destinacione udhëtimi ku mund të blini një shtëpi për 1 dollar

albnews by albnews
12 January, 2022
in Bota, Technologji
0
10 destinacione udhëtimi ku mund të blini një shtëpi për 1 dollar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Për ata që planifikojnë të zhvendosen diku tjetër dhe të fillojnë jetën e tyre nga e para, disa programe qeveritare do t’ju ofrojnë juve dhe familjes suaj një shtëpi nëse qëndroni në vendin e tyre.

Gjërat më të mira në jetë janë falas dhe po kështu është edhe shtëpia juaj e ardhshme e ëndrrave.

RelatedPosts

Incidenti/ Dronët i afrohen avionit të Zelenskyt në Dublin

Flota e anijeve luftarake të Britanisë dhe Norvegjisë do të gjurmojnë anijet ruse të spiunazhit

Akuzohet për korrupsion, jep dorëheqjen Federica Mogherini

Mënyra kryesore për të blerë një shtëpi është nëpërmjet ankandeve të pasurive të paluajtshme. Shtëpitë që janë në proces përmbarimi sekuestrohen nga banka ose pushteti vendor dhe nxirren në shitje.

Meqenëse shumë shtëpi të tilla ndodhen në zona me një aktivitet të ulët ekonomik, ato shiten në ankand. Kjo do të thotë se nëse një blerës është me fat dhe nuk ka blerës të tjerë që duan të blejnë shtëpinë, ata mund ta blejnë këtë pronë fare mirë për vetëm 1 dollar.

Përveç ankandeve, shumë qeveri ofrojnë shtëpi me ҫmime shumë të lira për të rigjallëruar ekonominë, madje disa u japin familjeve edhe një pagesë mujore. Për të gjetur vende që ofrojnë skema të tilla, kërkoni për qytetet me reduktim të shpejtë të aktivitetit industrial, si dhe zonat me nivele të ulëta të lindjeve.

Bashkohuni me ne sot teksa hedhim një vështrim në 10 destinacionet aktuale të udhëtimit ku mund të merrni një shtëpi për vetëm 1 dollar.

Qyteti paqësor i Misuri, SHBA

Ju mund të blini shtëpinë tuaj të ëndrrave në St. Louis për 1 dollar, si rrjedhojë e programit të qeverisë për shtëpitë që kushtojnë 1 dollar. St. Louis ka gjithashtu jetën më të mirë të natës në SHBA, me disa klube në qytet që ndodhen jashtë lagjes miqësore.

Jeta rurale në Ollolai, Itali

Shtëpia që shihni në foto, sipas një raporti të CNN, supozohet se vlen njëqind mijë euro, megjithëse pronarët janë gati ta shesin atë për vetëm një euro, sepse duan ta heqin qafe.

Qyteti multikulturor, Liverpul, Angli

Shtëpitë prej 1$ në Liverpul, në Zonën Webster Triangle, janë ende në shitje, kështu që tani keni shansin tuaj të zotëroni një pronë në qytetin më të bukur të Mbretërisë së Bashkuar. Që nga viti 2018, mbi 20 shtëpi janë nxjerrë në shitje dhe 12 të tjera janë në plan për të dalë në shitje.

Qyteti historik i Gary Indiana, SHBA

Ja cila është marrëveshja: të bëheni pronar i një shtëpie në Gary për 1 dollar është shumë e lehtë nëse keni të gjitha dokumentet e duhura, por qeveria pret që ju ta rinovoni shtëpinë brenda një viti, sipas Business Insider. Sfida pranohet. Gary është një qytet shumë i qetë dhe një vend i përsosur për të krijuar një familje.

Qyteti i qetë i Cammarata, Sicili

Ky qytet në xhevahirin e Europës, Sicilinë, po ju ofron të qëndroni aty për vetëm 1 euro, sipas një raporti të CNN. Italianët duket se janë njerëzit më bujarë, sepse gjithmonë e më shumë të huaj po i pranojnë këto oferta të mira, ndërsa ata janë të lumtur të heqin dorë nga këto shtëpi.

Pranë detit, Antikythera, Greqi

Sipas Irish Times, një ishull në Greqi po jep shtëpi falas dhe madje edhe një shumë të caktuar parash (20,000 dollarë). Por, cili është problemi? Ky është një ishull i largët ku aktualisht banojnë shkencëtarë dhe studiues, si dhe rreth 4 familje. Një numër më i madh njerëzish janë duke pritur që të sponsorizohen. Çfarë po prisni? Futuni në radhë

Një vend i humbur, fshati Ponga, Spanjë

Vetëm në Spanjë mund të bëhesh pronar i një fshati pa asgjë në këmbim. Fshati ka gjithashtu edhe shtëpi, siҫ është rasti i atij në Asturias, sipas thelocal.es. Qeveria thotë se fshati po vuan nga “shpopullimi” dhe ata duan ta luftojnë këtë duke sjellë banorë të rinj, kështu që ky është shansi juaj për të luajtur pak Sim City në jetën reale

Për artdashësit, Roubaix, Francë

Roubaix mund të jetë një nga qytetet më të varfra në Francë, por është gjithashtu një nga më të pasurit për sa i përket trashëgimisë kulturore. Ne akoma nuk mund ta kuptojmë se si mund të quhet i varfër ky qytet (me muzetë e tij, kafenetë e butikut dhe restorantet). Këtu është shumë e lehtë të marrësh në zotërim një shtëpi për 1 dollar, por ka një kusht. Duhet të sillni të gjithë familjen tuaj dhe të jetoni në këtë shtëpi për më shumë se gjashtë vjet, sipas TheLocal.

Thjesht e bukur, Çikago, SHBA

Çikago nuk po shet thjesht shtëpi për 1 dollar, por edhe toka të mëdha banimi së bashku me shtëpitë. Këto hapësira janë të përshtatshme për të jetuar, si dhe për të filluar e për të ngritur biznesin tuaj përmes programit të loteve të mëdha, sipas Chicago Tribune. Sot, ka qindra shtëpi që nuk janë në pronësinë e askujt, të cilat janë gati për t’u blerë nga kushdo. Por, kini parasysh se ka një proces të gjatë aplikimi dhe një listë pritjeje, përpara se të mund të merrni këto shtëpi.

Shtëpia e fundit e ëndrrave, një kështjellë në Itali

Nëse doni të përjetoni përrallën tuaj të preferuar, atëherë Italia është vendi i duhur. Si rrjedhojë e programit të qeverisë për turizmin, shteti është i gatshëm t’i japë kujtdo kështjella falas, por ka një kusht. Ju duhet të jeni në gjendje të sillni sa më shumë vizitorë që të mundeni. Sipas CNBC, ka mbi 100 kështjella në dispozicion. Pasi të keni provuar se jeni i suksesshëm me sjelljen e vizitorëve, pronësia e kështjellës do të transferohet më pas në emrin tuaj. / The Travel/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare, kitaristi i njohur Steve Cropper

Ndahet nga jeta në moshën 84-vjeçare, kitaristi i njohur Steve Cropper

4 December, 2025
Flota e anijeve luftarake të Britanisë dhe Norvegjisë do të gjurmojnë anijet ruse të spiunazhit

Flota e anijeve luftarake të Britanisë dhe Norvegjisë do të gjurmojnë anijet ruse të spiunazhit

4 December, 2025
Putin autorizoi sulmin me agjent nervor në Britani – përgjegjës moral për vdekjen e nënës së tre fëmijëve në vitin 2018

Putin autorizoi sulmin me agjent nervor në Britani – përgjegjës moral për vdekjen e nënës së tre fëmijëve në vitin 2018

4 December, 2025
Akuzohet për korrupsion, jep dorëheqjen Federica Mogherini

Akuzohet për korrupsion, jep dorëheqjen Federica Mogherini

4 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result