Një trafik i gjatë kilometrik është krijuar te Rruga e Arbrit në të dyja anët e rrugës, duke bllokuar kalimin e mjeteve.
Vargu i makinave të bllokuara arrin deri në 10 km, nga Ura e Vashës tek tuneli i Murrizit. Shkak është bërë moti i keq, me reshje bore dhe prezencë ngrice në rrugë.
Disa makina të cilat kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal për shkak se nuk kanë qenë të pajisur me goma dimërore.
Policia ka apeluar drejtuesit e mjeteve të vendosin zinxhira për të bërë të mundur qarkullimin pa probleme.

