10 milionë euro dëm, kandilët pushtojnë bregun në Izrael

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mund të jetë interesante për t’u parë, por kandilët janë kthyer në një tmerr të vërtetë për autoritetet në gjirin e Haifës në Izrael.

Ngrohja globale i ka detyruar këto krijesa që të braktisin habitatin e tyre në Detin e Kuq dhe të vijnë në Mesdhe, ku ujërat ngrohen çdo ditë e më shumë.

Guy Lavian, nga institucioni për mbrojtjen e mjedisit në Izrael, tregon se në zonë është ngritur alarmi për shkak se kandilët kanë çorientuar zinxhirin ushqimor.

“Uji po bëhet gjithnjë e më i nxehtë dhe kandilët vijojnë të shtohen. Ata shkaktojnë dëm të madh pasi konkurrojnë për ushqim me peshqit që rriten në këto gjire.”

I gjithë bregu i pushtuar nga jovertebrorët e tejdukshëm, është bërë i pashfrytëzueshëm për turistët, duke shkaktuar dhjetë milionë euro dëm.

Sipas ISE, organizatë për mbrojtjen e mjedisit, Kanali i Suezit është kthyer në një urë për kalimin e tufave masive të kandilëve.

Share This Article