Boksieri shqiptar, Florian Marku ka triumfuar ndaj kundërshtarit të tij ukrainas, Maxim Prodan, në ndeshjen për titullin kampion të peshës së mesme IBF
Boksieri shqiptar, Florian Marku ka triumfuar ndaj kundërshtarit të tij ukrainas, Maxim Prodan, në ndeshjen për titullin kampion të peshës së mesme IBF. Një përballje që zgjati 10 raunde.Në fund, u desh vendimi i gjyqtarëve për t’ia dhuruar fitoren boksierit tonë, Florian Marku.
Një nga gjyqtarët ia dha fitoren Prodan me rezultat 99-91, ndërsa dy tjerët ishin pro Markut me 97-93 dhe 96-94.Kjo pa asnjë dyshim është fitorja më e madhe në karrierën e Florian Markut.


