10 të viktima nga zjarri në spitalin Gaziantep në Turqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Numri i jetëve të humbura u rrit në 10. Allahu e mëshiroftë të ndjerin dhe familjarëve u shpreh ngushëllimet”, tha ministri Koca në një postim nga llogaria e tij në Twitter

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca njoftoi se është rritur në 10 numri i personave që humbën jetën në zjarrin e shkaktuar nga pajisja e oksigjenit me rrjedhje të lartë në njësinë e kujdesit intensiv për koronavirusin e ri (COVID-19) në spitalin universitar SANKO në qytetin Gaziantep të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Numri i jetëve të humbura u rrit në 10. Allahu e mëshiroftë të ndjerin dhe familjarëve u shpreh ngushëllimet”, tha ministri Koca në një postim nga llogaria e tij në Twitter duke njoftuar se pacienti në Gaziantep ka humbur jetën në spitalin ku ishte transferuar.

Zjarri shpërtheu dje në orët e para të mëngjesit në njësinë e kujdesit intensiv për COVID-19 të spitalit si pasojë e pajisjes së oksigjenit me rrjedhje të lartë dhe nga ndikimi i sistemit të oksigjenit.

Share This Article