10 vite burg për ata që e shpërndajnë videon e sulmit në Zelandë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
A still image taken from video circulated on social media, apparently taken by a gunman and posted online live as the attack unfolded, shows him entering a mosque in Christchurch, New Zealand, March 15, 2019. Social Media Website/Handout via REUTERS TV ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. NO RESALES. NO ARCHIVES TPX IMAGES OF THE DAY

Përkundër masave të marra nga kompanitë teknologjike, videoja e sulmit në Zelandë të Re është shpërndarë me shpejtësinë e dritës duke sfiduar edhe institucionet e sigurisë, të cilët kanë apeluar njerëzit që mos ta bëjnë një gjë të tillë.

Tashmë, policia në Zelandë të Re ka paralajmëruar qytetarët se ata rrezikojnë 10 vite burg në rast se e shpërndajnë videon ku shihet Tarrant duke gjuajtur me armë.

“Mos e shkarko. Mos e shpërndaj. Nëse vërtetohet se ke një kopje të videos ose e ke shpërndarë atë, do të përballesh me gjobë dhe potencialisht me burg”, thuhet ne deklaratën e policisë.

Policia ka njoftuar se ka ndaluar një 18-vjeçar i cili do të paraqitet para gjykatës për shkak të shpërndarjes së videos, ndërsa është thënë se kanë bllokuar një numër të madh të faqeve të internetit pasi nuk e kishin censuruar videon.

Shërbimi Shpërndarës i Internetit në Zelandë të Re thuhet se po bën maksimumin që të fshijë të gjitha kopjet e videove të sulmit.

Share This Article