ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën…  11 hours ago
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv  11 hours ago
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë  12 hours ago
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit 12 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 12 hours ago
Next
Prev
Home Albania

10 vite në Angli! Qeveria britanike kërkon të dëbojë shqiptarin

albnews by albnews
27 August, 2022
in Albania, UK
0
10 vite në Angli! Qeveria britanike kërkon të dëbojë shqiptarin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një shqiptar i cili jeton prej 10 vitesh në Britaninë e Madhe i është kërkuar të largohet nga vendi ishullor pasi është kapur duke punuar në të zezë në një restorant.

Megjithëse shqiptari ka qenë krejt i rregullt dhe pa asnjë precedent penal në Britani, atij i është kërkuar të largohet.

RelatedPosts

Sekretari Streeting: Britania duhet t’i bashkohet unionit doganor të BE-së

Britani e Madhe: Ndalohet zierja e karavidheve të gjalla si pjesë e masave kundër mizorisë ndaj kafshëve

Dosja e SPAK për AKSHI-n, Meçe tregon orët e rrëmbimit: Më thanë do të vrasim ty, grua, motër e nënë nëse bën denoncime

Emigranti shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka ndërtuar edhe familjen e tij në shtetin anglez, duke i lindur edhe dy fëmijët në këtë vend, por duket se qeveria britanike nuk e ka marrë parasysh këtë fakt. Ai u dërgua në qendrën e largimit të imigracionit në Harmondsworth, pranë aeroportit Heathrow. Ai i është komunikuar se ai do të dëbohet. Ky reagim i strukturave të qeverisë britanike ka ardhur 0pasi Ministria e Brendshme njoftoi planet për të shpejtuar largimin e azilkërkuesve shqiptarë të cilëve iu është refuzuar azili.

Shqiptari shprehet se qeveria britanike po sulmon në mënyrë të padrejtë shqiptarë teksa i referohet edhe qëndrimit të tij, teksa vë në dukje se ai ka respektuar vazhdimisht kërkesat e imigracionit duke raportuar çdo dy javë në Home Office.

“Është sikur kam më kanë vendosur shkelmin në fyt dhe po më mbytin,” tha ai, duke folur nga qendra e deportimit.

“Erdhën për të kontrolluar restorantin ku unë punoj, më shumë se 10 prej tyre, të gjithë me uniforma. Ata thanë se kishin informacione se aty ndodhej punonjës në të zezë dhe filluan të pyesnin njerëzit për mua. Ata nuk më dhanë asnjë shpjegim, vetëm më çuan në stacionin e policisë, më mbajtën atje dhe më pas në qendrën e imigracionit. Po më trajtojnë si kafshë”, është shprehur shqiptari për The Guardian.

Burri, i cili po mbahet me akuzën se i janë shteruar të drejtat e tij për apelim, thotë se ai ka të drejtë pasi ka ndërtuar familjen në Britani dhe fëmijët i kanë lindur aty dhe kanë leje për të qëndruar. Ai beson se qeveria britanike po godet me të drejtë shqiptarët.

“I gjithë ky vend [Harmondsëorth] është plot me shqiptarë. Duket sikur po na rrethojnë për të na futur larguar që këtu. Djali me të cilin po ndaj qelinë, është po ashtu shqiptar. Për mua kjo është hakmarrje ndaj nesh. Duket se qeveria po gjen boshllëqe ligjore për të na deportuar. Të gjithë janë kaq të shqetësuar dhe të frikësuar – sa nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me ne”, shprehet shqiptari.

Të enjten, Ministria e Brendshme bëri të ditur se kishte arritur një marrëveshje me qeverinë shqiptare për të deportuar shqiptarët të cilëve iu është refuzuar azili.

Shifrat e fundit të publikuara nga qeveria britanike tregojnë se vetëm në 6 muajt e fundit në Britaninë e Madhe kanë mbërritur me gomone 2,165 shqiptarë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

Shkenca rrëzon mitin e moshës 18? Truri i njeriut nuk piqet plotësisht deri në moshën… 

23 December, 2025
Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

Theu xhamin e mjetit të policisë me kokë! Autoritetet italiane arrestojnë 42-vjeçarin shqiptar agresiv 

23 December, 2025
Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

Kishte rol administrativ brenda ISIS, Turqia kap anëtarin e grupit terrorist, i cili planifikonte sulme në Europë 

23 December, 2025
Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

Kartolinat mbretërore të Krishtlindjeve kanë një pamje prekëse këtë vit

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result