31 marsi është njëra ndër datat më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Ky vend u bë anëtari i 28 i kësaj Aleance Veri Atlantike bashkë me Kroacinë.
Shqipëria kishte një rrugë të gjatë drejt anëtarësimit në NATO, ku njëherë u pranuar si anëtare e Këshillit për Bashkëpunim të Atlantikut të Veriut në qershor 1992.
Shqipëria dhe Kroacia morën edhe zyrtarisht pranimin si anëtare të NATO-së në takimin e nivelit të lartë të Aleancës që u mbajt në Strasburg më 3 dhe 4 prill 2009.
Më 2003, Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia nisën një nismë të përbashkët të quajtur Grupi i Kartës së Adriatikut, të inkurajuar nga Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë, Maqedonia u bllokua nga bashkimi me Aleancën më 2008, kur Greqia vuri veton ndaj përparimit të pranimit të vendit për shkak të mosmarrëveshjes në vazhdim për emrin.
Vendet anëtare të NATO-së mbikëqyrin reformat e parashikuara dhe vlerësojnë zbatimin e tyre.