10-vjeçari nga Prishtina fiton 4 medalje në SHBA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nxënësi 10-vjeçar Molos Gashi, nga Prishtina ka ngritur flamurin e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke fituar katër medalje në olimpiada prestigjioze ndërkombëtare të shkencës, kodimit dhe inteligjencës artificiale, mes pjesëmarrësve nga mbi 21 shtete të botës.

Ai është nxënës i klasës së pestë në shkollën “Qamil Batalli” të Prishtinës, dhe fitoi dy medalje të arta në kategoritë Shkencë dhe Inteligjencë Artificiale, një medalje të argjendtë në Kodim dhe Programim, si dhe një medalje bronzi në Matematikë, gjatë garave “Neo Science Olympiad” dhe “Coding Olympiad – Grand Final” të mbajtura në Orlando.

Përveç Molosit, nxënës të tjerë nga Kosova arritën rezultate të shkëlqyera, duke bërë pjesëmarrjen në këto gara një sukses të rëndësishëm për vendin në arenën ndërkombëtare të dijes.

Share This Article