10-vjeçarja mposht të rriturit dhe merr medalje ari

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një vajzë 10-vjeçare ka mposhtur të rriturit në një garë kombëtare të grave më të forta në Angli. Aeryn-Ejjina Atkinson impresionoi në kampionatin e zhvilluar në Gloucester teksa arriti të tërhiqte një peshë tre here më të madhe seç është vet ajo.

10-vjeçarja filloi të merret me ngritje dhe tërheqje peshash pasi shikoi babanë e saj duke bërë sport dhe ajo ndërtoi një kukull Lego për të bindur prindërit e saj që ta linin të shkonte në palestër për t’u stërvitur.

Vetëm 1.37 metër e gjatë, e vogla Atkinson që në fakt është e fuqishme edhe se meshkujt, fitoi medaljen e artë duke u bërë garuesja më e lehtë që tërheq tre here më shumë se pasha trupore, 96 kg në rastin e saj.

Një arritje e jashtëzakonshme që vjen nga pasioni teksa ajo deklaroi se tashmë shpreson të garojë në Olimpiadë dhe të marrë medalje të artë…

Share This Article