ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus 1 hour ago
Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar 1 hour ago
Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë 1 hour ago
8 muaj në duart e talibanëve, ribashkimi emocional i çiftit britanik me vajzën e tyre 1 hour ago
Premier League/ Nuk ka minuta për Brojën, ndalet Tottenham. Rezultatet e katër ndeshjeve 3 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

10 vjet burgim për tradhti ndaj ShBA-së, Lirim Sylejmani u stërvit dhe luftoi me ISIS-in

albnews by albnews
3 June, 2025
in Kosova
0
10 vjet burgim për tradhti ndaj ShBA-së, Lirim Sylejmani u stërvit dhe luftoi me ISIS-in
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Lirim Sylejmani, shtetas amerikan me origjinë nga Kosova është dënuar me 10 vjet burgim.

Vendimi është marrë nga Gjykata Federale në Distriktin Columbia, për shkak se iu bashkua organizatës terroriste Shteti Islamik (ISIS), mori trajnim ushtarak nga kjo organizatë dhe mori pjesë në të paktën një luftim të armatosur kundër forcave të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

RelatedPosts

Kongresisti Brian Mast dërgon amendament në Kongres, kërkon mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Vranë një civil shqiptar dhe keqtrajtuan 6 të tjerë, ‘Specialja’ në Prishtinë ‘kopsit’ dosjen ndaj 2 shtetasve serbë

Pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA, Kurti ia hedh fajin opozitës: Po e bëjnë të stërmadhe, kemi dallime për raportet me Serbinë

Kjo u bë e ditur nga prokurorja Jeanine Ferris Pirro, drejtuesja e Divizionit të Sigurisë Kombëtare në Departamentin e Drejtësisë Sue Bai dhe agjenti i përkohshëm special i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Courtland Rae.

49 vjeçari i njohur po ashtu edhe me emrin Abu Sulayman al-Kosovi, e kishte pranuar fajësinë më 12 dhjetor 2024 për marrje të trajnimit ushtarak nga një organizatë terroriste e shpallur e tillë nga SHBA. Përveç dënimit me burg, gjykatësi Rudolph Contreras urdhëroi që ai të jetë nën mbikëqyrje të përjetshme pas lirimit.

“Ky individ do të kalojë një dekadë në burg duke reflektuar mbi tradhtinë që i bëri këtij vendi,” tha Prokurorja Pirro.

“Kushdo që mendon se ISIS është përgjigjja për dilemat e tyre, le të mendojë dy herë. Ne do të shkojmë deri në fund për të çrrënjosur individët që synojnë të përmbysin qeverinë dhe të dëmtojnë qytetarët tanë”, theksoi ajo.

Sipas dokumenteve të gjykatës, nga nëntori i vitit 2015 deri në shkurt të vitit 2019, burri me origjinë nga Kosova mori trajnim ushtarak nga ISIS në Siri.

Ai udhëtoi atje nga Kosova së bashku me familjen, iu nënshtrua procesit të pranimit të ISIS, mori emrin Abu Sulayman al-Kosovi dhe iu bashkua një njësie ushtarake në Mosul të Irakut.

Gjatë trajnimit, Sylejmani mësoi të përdorte armë si AK-47, PK Machine Gun, M-16 dhe granata.

49 vjeçari, u betua për besnikëri ndaj liderit të ISIS, Abu Bakr Al-Baghdadi.

Në maj të vitit 2016-të, ai kreu detyra luftarake në vijën e parë të frontit në ofensivën e Manbijit, ku u plagos nga shrapneli. Më pas, ai u caktua në një njësi tjetër në vjeshtën e vitit 2017-të dhe vazhdoi të merrte pagesa nga ISIS për shërbimet e tij.

Në fund të 2017-tës, me shkatërrimin e territorit të Kalifatit të ISIS, Sylejmani lëvizi me familjen e tij në Baghouz, Siri. Ai u kap nga Forcat e Koalicionit më 27 shkurt 2019 dhe u mbajt në burgun Dashisha nga Forcat Demokratike Siriane (SDF).

Më 15 shtator 2020, ai iu dorëzua autoriteteve amerikane për ndjekje penale, transmeton Klankosova.tv.

Rasti u hetua nga Njësia Kundër Terrorizmit e FBI-së dhe u ndoq penalisht nga prokurorët Brenda J. Johnson, Steven Wasserman, Kimberly Paschall dhe Jennifer Levy.

Ky rast është një paralajmërim i qartë për çdo individ që mendon të braktisë vendin që i dha shtetësinë për t’u bashkuar me organizata terroriste.

Tradhtia e Lirim Sylejmanit ndaj Shteteve të Bashkuara ka një çmim të lartë.

Ai do të kalojë një dekadë prapa grilave dhe një jetë nën mbikëqyrje.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

20 September, 2025
Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar

Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar

20 September, 2025
Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë

Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë

20 September, 2025
8 muaj në duart e talibanëve, ribashkimi emocional i çiftit britanik me vajzën e tyre

8 muaj në duart e talibanëve, ribashkimi emocional i çiftit britanik me vajzën e tyre

20 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result